{"product_id":"me-ty-pertej-detit","title":"ME TY PERTEJ DETIT","description":"\u003cp\u003eDukej një darkë si gjithë të tjerat, por në fakt, babai i Aurorës u zbulon se ishte i përfshirë në një skandal seksual me të mitura. Ajo dhe mamaja e saj transferohen menjëherë nga Roma në Aula, por distanca nuk i ndihmon për të përballuar tronditjen. Në njërën prej ditëve të vështira, Aurora gjen një model varke në miniaturë, që kishte dashur ta montonte me gjyshin e saj para se ky i fundit të ndërronte jetë. Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNdërkohë ajo njeh Rikardon, gjaknxehtë dhe kokëkrisur, që e fton në ekskursione me motor përmes pyjeve dhe e bën të provojë emocionin e një banje vjeshte në ujëvarë. Gjërat nuk janë kurrë kaq të thjeshta dhe, një ditë, për çudi, Alesandroja i propozon Aurorës të takohen...\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796309815539,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/me-ty-pertej-detit.jpg?v=1775310399","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/me-ty-pertej-detit","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}