{"product_id":"me-mencur-me-shpejt-me-mire","title":"ME MENCUR ME SHPEJT ME MIRE","description":"\u003cp\u003eShkencëtarët e të dhënave të Google i futen një studimi katërvjeçar lidhir me mënyrën se si funksionojnë ekipet më të mira të punës, dhe zbulojnë se mënyra se si bashkëvepron një grup përkatës ëshë më e rëndësishme se kush bën pjesë në këtë grup – një parim që, siç duket, gjithaq na ndihmon të shpjegojmë arsyen përse Saturday Night qe shndërruar në një sukses televiziv.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNjë gjeneral i trupave të marinës, i gjendur përballë moralit të ulët të rekrutëve, arrin ta ripërfytyrojë kampin e stërvitjes – dhe zbulon se rrënjosja e një \"animi kundrejt veprimit\" mund t'i shndërrojë edhe adoleshentët më të përhumbur në njerëz të suksesshëm të vetëmotivuar.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eRegjisorët e filmit të animuar të Disney, Frozen gjenden në prag të katastrofës – gjersa ata e shkundin ekipin e tyre të punës pikërisht në mënyrën e duhur, duke mundësuar një hap përpara krijues që shpie drejt njërit nga filmat me fitimet më të mëdhaja të të gjitha kohërave. Çfarë kanë vallë të përbashkët gjithë këta njerëz?\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAta e dinë se frytshmëria ndërlidhet me bërjen e disa zgjedhjeve të caktuara. Mënyra se si i formësojmë vendimet tona të përditshme; ambiciet e mëdha që përqafojmë dhe synimet e lehta që injorojmë; kulturat e punës që rrënjosim si udhëheqës për të shkaktuar inovacion.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKëto pra janë gjërat që e ndajnë dikë që mund të cilësohet si thjesht i zënë me punë nga dikush që është realisht i frytshëm. Në thelbin e \"Më mençur, më shpejt, më mirë\" gjenden tetë koncepte – nga motivimi dhe përcaktimi i synimeve te fokusimi dhe vendimmarrja – që shpjegojnë arsyet përkatëse se përse disa njerëz dhe kompani arrijnë të kryejnë me sukses kaq shumë gjëra.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDuke marrë frymëzim nga zbulimet e fundit në neuroshkencë, psikologji dhe ekonominë e sjelljes – si dhe mbi përvojat e shefave ekzekutivë, reformatorëve të arsimit dhe gjeneralëve me katër yje, pilotëve të avionëve dhe kompozitorëve të Broduejit – ky libër me hulumtime kaq të përpikta na shpjegon se njerëzit më të frytshëm, kompanitë dhe organizatat e këtilla, nuk është se thjesht veprojnë ndryshe. Ata kanë pra një botëkuptim për botën, si dhe për zgjedhjet e tyre, krejt të ndryshëm.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48827215708403,"sku":null,"price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/me-mencur-me-shpejt-me-mire.jpg?v=1776007360","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/me-mencur-me-shpejt-me-mire","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}