{"product_id":"me-dyer-te-mbyllura-mizat","title":"ME DYER TË MBYLLURA; MIZAT","description":"\u003cp\u003eGarseni: Statuja prej bronzi... (E përkëdhel.) E pra, ky është çasti i duhur. Statuja është këtu, unë e sodis dhe e kuptoj që ndodhem në ferr. Po ju them që gjithçka ishte e parashikuar. Ata e kishin parashikuar që do të qëndroja para këtij oxhaku, me dorë mbi këtë statujë, me gjithë këto vështrime në drejtimin tim.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eGjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48676874027251,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/me-dyer-te-mbyllura-mizat-jean-paul-sartre.jpg?v=1773865633","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/me-dyer-te-mbyllura-mizat","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}