{"product_id":"mbreti-i-krenarise","title":"MBRETI I KRENARISE","description":"\u003cp\u003eI rezervuar, i kontrolluar dhe i patëmetë, Kai Jangu nuk ka as kohë e as prirje për kaos. Izabela, me flokët e saj të purpurt dhe shakatë pa vend, është kaosi dora vetë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMe një votim vendimtar për Drejtor Ekzekutiv në horizont dhe një perandori mediatike në rrezik, trashëgimtari miliarder nuk mund t’ia lejojë vetes shpërqendrimin që ajo sjell.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eIzabela është gjithçka që ai nuk duhet ta dojë, po me çdo shikim dhe çdo prekje, ai tundohet t’i theyjë rregullat... dhe ta bëjë të tijën.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eE fortë, impulsive dhe plot jetë, Izabela Valensia nuk ka qenë kurrë në një festë që nuk i pëlqen apo të ketë takuar një burrë që nuk mund ta joshë... me përjashtim të Kai Jangut.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNuk duhet t’i interesojë, tekefundit. Nuk është tipi i saj: ai përkthen klasikët në latinisht për qejf dhe fakti që është anëtar në klubin ekskluziv, ku ajo punon si bariste, e bën kandidat rreptësisht të ndaluar.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePor ajo nuk e mohon dot se, përpos pamjes së tij të ftohtë, ai burrë mund ta bëjë të shkrijë me një prekje të vetme.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePavarësisht sa shumë përpiqen, ata nuk mund të rezistojnë pa iu dhënë dëshirave të tyre të ndaluara.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eEdhe nëse u kushton gjithçka...\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48768783089907,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/mbreti-i-krenarise.jpg?v=1774701844","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/mbreti-i-krenarise","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}