{"product_id":"mbi-krimin-ne-ballkan","title":"MBI KRIMIN NË BALLKAN","description":"\u003cp\u003eLënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eJehona e këtyre ngjarjeve, qofshin ato që lidhen me qendrën e historisë, siç quhet shpesh, e qofshin ato të rrethinave të saj, ndihen në këtë letërkëmbim. Rënia e komunizmit, bashkë me fundin e luftës së ftohtë, shpërbërja e tre shteteve feudale sllave, ribashkimi i dy Gjermanive, së fundi e krijimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan, janë disa nga aktet e këtij teatri, ritmin dramatik të të cilit, e kanë përjetuar bashkërisht shumë kombe, shtete, aleanca dhe ndërgjegje popujsh.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48644972052723,"sku":null,"price":500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/MBI_KRIMIN_NE_BALLKAN_2017-02.webp?v=1773654154","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/mbi-krimin-ne-ballkan","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}