{"product_id":"mashtrimi-i-madh","title":"Mashtrimi i madh","description":"\u003cp\u003e\u003cstrong\u003eKur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar… një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Presidenti, që kërkon të qëndrojë edhe për një mandat tjetër në Zyrën Ovale, dërgon analisten e zbulimit të Shtëpisë së Bardhë, Reiçëll Sekston, në akullnajën Milne për të verifikuar vërtetësinë e zbulimit. E shoqëruar nga një grup ekspertësh, mes të cilëve dhe shkencëtari karizmatik Majkëll Tolland, Reiçëlli zbulon diçka të papërfytyrueshme: dëshmi të një mashtrimi shkencor… një mashtrim i guximshëm që mund ta zhysë botën në polemikë. Por, përpara se Reiçelli të lidhet me Presidentin, ajo dhe Tollandi sulmohen nga një skuadër vrasësish të tmerrshëm, që komandohen nga një person misterioz me shumë pushtet, i cili nuk ndalet përpara asgjëje për të fshehur të vërtetën. Duke rendur për të shpëtuar jetën e tyre në një mjedis sa të shkretë aq edhe vdekjeprurës, shpresa e tyre e vetme për të mbijetuar është të gjejnë se kush qëndron prapa kësaj dredhie mjeshtërore. E vërteta, do të mësojnë ata, është mashtrimi më tronditës.\u003c\/strong\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48617418817779,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Mashtrimi-ok-1000x1573.png?v=1773156279","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/mashtrimi-i-madh","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}