{"product_id":"marina","title":"MARINA","description":"\u003cp\u003eBarcelonë, fundi i viteve shtatëdhjetë. Oskar Drai është një student i ri që po kalon vitet e adoleshencës në një kolegj të zymtë të qytetit katalanas. I mbushur me energjinë e dhimbshme tipike për këtë moshë, herë ëndërrimtar e herë aventurier, Oskarit i pëlqen t'u shpëtojë mureve mbytëse të shkollës, për të humbur në labirintet e rrugëve, shtëpive dhe ndërtesave të lagjeve që pikojnë në çdo cep histori dhe mister.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë njërën nga këto arratisje , djali rrëmbehet nga një muzikë që e çon deri te dritaret e një shtëpie. Brenda, një gramafon i vjetër luan një këngë magjiplotë për piano. Nuk i reziston dot ngasjes, e merr gramafonin... një ditë më vonë do të kthehet sërish në atë shtëpi, ku do të takojë Marinën dhe babain e saj enigmatik, piktotin German. Dhe asgjë nuk do të jetë si më parë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDashuria e tij e lindur për misterin do të ndërthuret me të fshehtat e pathëna të një familjeje dhe një Barcelone gjithnjë e më të shtrenjtë: sekrete që do ta shtyjnë jo vetëm në arratinë më të gjatë të tentuar ndonjëherë nga ai kolegj i urryer, por edhe drejt fundit të pakthyeshëm të adoleshencës së tij.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eI shkruar para kryeveprave të tij: \"Hija e erës\" dhe \"Loja e engjëllit\", ky roman u paraprin temave të mëdha: enigmës së të kaluarës, dashurisë për dijen, bukurisë gotike dhe të përjetshme të Barcelonës.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48645375820019,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/marina.jpg?v=1773673585","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/marina","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}