{"product_id":"luaj-lojen-tende","title":"LUAJ LOJEN TENDE","description":"\u003cp\u003ePërmes historisë tronditëse të aktores hollivudiane Maria Uajat, i bëhet një autopsi jetës amerikane në fund të viteve '60, fill pas ndryshimeve të thella sociale që ndodhën atje, si: revolucioni seksual, lëvizja feministe, kultura e drogës, liria e individit etj. Nëpërmjet një gjuhe tejet filmike, lexuesi arrin të shohë si në ekran shpërbërjen e shoqërisë amerikane të asaj kohe dhe veçanërisht të \"botës hollivudiane\" ku dukuri, si: vetëvrasjet, dështimet, shkatërrimi i familjes tradicionale, neurozat mbizotërojnë çdo ditë e më shumë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSipas kritikut të shquar amerikan John Leonard, vizioni i Didionit në këtë roman është i njëjtë me vizionin e T. S. Eliotit te \"Toka e mbeturinave\". Ky është një vlerësim i madh për romanin e Didionit, kur mendon që \"Toka e mbeturinave\" është një nga veprat më madhore të letërsisë moderne.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48636800434419,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/luaj-lojen-tende.jpg?v=1773488716","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/luaj-lojen-tende","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}