{"product_id":"lolia","title":"LOLIA","description":"\u003cp\u003eHumbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas së cilës ai nis e lë mendtë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eQë të rrijë pranë nimfëzës së tij, Lolitës së tij të adhuruar, siç e quan, ai vendos të qëndrojë me çdo kusht në dhomën e ofruar, madje edhe martohet më vonë me të ëmën e vajzës, e cila një ditë do të zbulojë nga shënimet në ditarin e të shoqit se ai nuk është vetëm burri i saj, por edhe lakmitari i së bijës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNgjarjet do të precipitojnë shpejt dhe heroi ynë do ta gjejë veten një ditë të bukur njëherësh edhe njerku edhe dashnori i vajzes së re, status që do ta çojë në një spirale të tërë ngjarjesh dhe emocionesh. \"Lolita\" është një ndër librat më kontraversalë të letërsisë së shekullit të XX – të, që e ktheu emrin e Lolitës në një personifikim të vogëlusheve të rritura para kohe dhe njëherësh aktore të marrëdhënieve erotike të ndaluara.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eHumberti do ta ndjekë përjetë Lolitën, duke e përligjur kërkimin e tij të ethshëm se: \"Ishte një dashuri me shikim të parë, me shikim të fundit, me çdo shikim.\" \"Lolita\" është një kryevepër mbi erotizmin dhe tiraninë e sentimentit dhe një ndër librat më të lexuar në botë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48693483405555,"sku":null,"price":0.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/lolita.jpg?v=1773903432","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/lolia","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}