{"product_id":"loja-e-frikes","title":"LOJA E FRIKES","description":"\u003cp\u003eTre shokë, Dilani, Sofia dhe Kuini, vendosin të marrin pjesë në Lojën e Frikës, në pyll, për t'u përballur me frikërat e tyre më të mëdha. Çdo pjesëmarrës, kur regjistrohet, duhet të rrëfejë se nga çfarë tmerrohet më shumë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAktorët do ta inskenojnë këtë duke bërë që të gjithë ta jetojnë deri në fund. Mirëpo, fëmijët nuk e dinë se në pyll gjendet edhe një vrasës dhe se njëri prej tyre nuk do t'i mbijetojë Natës së Frikës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eHistoria rrëfehet nga disa zëra. Në qendër të ngjarjes është Dilani, i cili i është besuar për kujdes familjes së shokut të tij të shkollës, Kuinit. Sofia e Kuini nuk dinë asgjë se cila është historia e jetës së Dilanit dhe se sa tragjike është ajo.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSofia e padjallëzuar, fillon të hetojë për të, pasi do që t'i bëjë Dilanit një surprizë për ditëlindje: një album me foto nga shtëpia e tij, ku jetonte më parë, dhe kujtime të tjera.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKur Sofia shkon në shtëpinë e Dilanit, pasi bind fqinjën që e lejon të hyjë, ajo gjen një foto. Në fakt, është një foto e vëllait të madh të Dilanit, i larguar më parë nga shtëpia.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDuke parë Dilanin të shqetësuar çdo natë nga makthe dhe të mbyllur në vetvete, Kuini i propozon që të marrin pjesë, së bashku me Sofinë, në Lojën e Frikës. Por, pikërisht vëllai i Dilanit është një nga djemtë e punësuar për të trembur lojtarët dhe kur ngjarjet komplikohen, aq sa situata del jashtë kontrolli, loja nuk do të jetë më e tillë dhe do të shndërrohet në një kurth...\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796267544819,"sku":null,"price":700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/loja-e-frikes.jpg?v=1775307605","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/loja-e-frikes","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}