{"product_id":"leter-babait","title":"LETËR BABAIT","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003e“Gjithçka është faji i babait: nëse kam shqetësime prej seksualitetit, nëse nuk arrij të martohem, nëse shkruaj, nëse nuk mund të shkruaj, nëse rri kokëulur në këtë botë, nëse kam qenë i detyruar të ndërtoj një botë tjetër, tërësisht shkretëtinore. Ndërkaq, kjo letër, është shumë e vonuar. Kafka e di shkëlqyeshëm se asgjë në të nuk është e vërtetë: paaftësia për t’u martuar, të shkruarit, joshja nga ajo botë shkretëtinore, janë motive plotësisht pozitive nga pikëpamja e libidos, dhe s’janë veprime që vijnë nga marrëdhënia me babain. E thotë mijëra herë vetë, por edhe Maks Brodi na e ftillon dobësinë e një interpretimi edipian të konflikteve të tilla fëminore. Sidoqoftë, interesi i letrës qëndron te një lloj efekti rrëshqitës: Kafka kalon prej një Edipi klasik, i tipit neurotik, ku babai i dashur është i urryer, i akuzuar, i shpallur fajtor, tek një Edip shumë më pervers, që zmbrapset te hipoteza e një babai të pafajshëm, te një “shkatërrim” i përbashkët babë dhe bir”\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48640513835251,"sku":null,"price":700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/WhatsAppImage2026-03-14at17.20.33.jpg?v=1773572044","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/leter-babait","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}