{"product_id":"leter-babait-phoenix","title":"LETER BABAIT PHOENIX","description":"\u003cp\u003eNë “Letër babait”, e shkruar në nëntor 1919, që iu besua nënës, pavarësisht se kurrë nuk i ra në dorë letërmarrësit, Kafka, si kurrë ndonjëherë, na ka dhënë një portret kaq të qartë të vetvetes. Dhe shumë nga motivet që preken në këtë  rrëfim mizorisht të sinqertë, sidomos ai i “ndjenjës së tejskajshme të fajir”, s’mund mos të të sjellin ndërmënd personazhet e tij të spikatur.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAjo që shpaloset përbën një konflikt të mirëfilltë. Babai, kjo figurë që mishëron autoritet të gjithëpushtetshëm, që  “ka pamjen enigmatike të tiranëve , ligji i të cilëve i ka rrënjët  te figura e personit, jo te mendimi”, në sytë e Kafkës shfaqet si përfaqësues tipik i një bote praktike e pragmatiste, ku fitimi është qëllimi i vetëm, botë që është larg aspiratave të tij dhe nga e cila ndihet  i përjashtuar. Në faqet ku ngarkesa emotive është më e fuqishme, Kafka zbulon natyrën e tij prej “djali plangprishës”, të dënuar nga fati, me prirje prej shkrimtari, që nuk kuptohet nga të tjerët, i trazuar dhe përherë në kërkim të konfirmimit, ndërkohë që kundërshtari i tij tejçon siguri. \u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48898466250995,"sku":null,"price":550.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/leter-babait-franz-kafka.jpg?v=1777640817","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/leter-babait-phoenix","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}