{"product_id":"kukulla","title":"KUKULLA","description":"\u003cp\u003eVetëm disa javë pas botimit dhe suksesit në Shqipëri të romanit të shkurtër “Kukulla”, shtëpia botuese “Fayard” e Parisit e përktheu dhe e botoi veprën në frëngjisht, për publikun francez dhe ndërkombëtar.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNjë lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në “Le Journal du Dimanche” të Parisit:\u003cspan\u003e \u003c\/span\u003e\u003cem\u003e“Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia. Ky është rrëfimi i zakonshëm i shkrimtarëve kur kujtojnë fëmininë dhe rininë e tyre. Por ka përjashtime, veçanëRisht nga Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar. Nëna e tij? Një kukull. E brishtë, e lehtë si një kukull letre”.\u003c\/em\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKështu fillon teksti i studjuesit francez, që përfaqëson tonin pozitiv të jehonës së veprës në shtypin tjetër letrar.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48644946690291,"sku":null,"price":700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/KUKULLA-02.webp?v=1773652733","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/kukulla","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}