{"product_id":"kujtime-vajze","title":"KUJTIME VAJZE","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eVerë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar rininë, etjen për liri. Përmes dritës së fotove të atyre kohëve dhe errësirës së kujtimeve të refuzuara, Annie Ernaux rijeton kohën tranzitore që e transformoi në një grua dhe shkrimtare, duke hetuar mendimet e veta, pritshmëritë, drojën (pa harruar çrregullimet e të ushqyerit dhe ankthet e fertilitetit) e “vajzës së viteve ’58”. Në këto faqe plot paqeti dhe dhimbjesh të fshehta, plot hove të papërmbajtshme e këngë – “Esperantoja e dashurisë” – është pikërisht turpi i së shkuarës që riprodhon kujtimet, duke u shfaqur kësisoj në një dhuratë të papritur, një armë të mrekullueshme të “përplasjes me realitetin”, që është dhe një nga joshjet më të mëdha të shkrimtarisë së Ernaux. “Kujtime vajze” është një refleksion i fuqishëm mbi shkrimtarinë dhe një epoke thelbësore të ekzistencës, është romani i ndaluar dhe i parrëfyeshëm që autorja e ka ndjekur për tërë jetën.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48668747628787,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Kujtime-Vajze.jpg?v=1773765805","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/kujtime-vajze","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}