{"product_id":"kronika-e-zogut-kurdises","title":"KRONIKA E ZOGUT KURDISËS","description":"\u003cp\u003eNë rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në \"botën e ngushtë\" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje. Por jeta e tij do të ndryshojë pas telefonatës së rastësishme të një gruaje.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eShpejt, ai do ta gjejë veten duke kërkuar edhe të shoqen në një botë që shtihet nën sipërfaqen e qetë të Tokios. Ndërsa kërkimet e tij kryqëzohen, Okada do të ndeshet me një grup të çuditshëm njerëzish: Një prostitutë psikike, një politikan të lig, një vajzë të brishtë fare të re dhe një veteran lufte, i cili është dëshmitar i fushatës së harruar japoneze në Mançuri.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eOkada bie në një shtjellë historish që përballin Japoninë e dikurshme me të sotmen, dhe ai vetë kthehet në qendrën e një misteri që nuk mund ta durojë dot. Gjërat rrëzohen para syve të tij dhe e shtyjnë Okadan të kuptojë se \"ka një ndryshim të madh mes asaj që mendojmë se është reale she asaj që është vërtetë reale\".\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48694160687347,"sku":null,"price":1800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/kronikat-e-zogut-kurdises-haruki-murakami.jpg?v=1773904516","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/kronika-e-zogut-kurdises","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}