{"product_id":"kremlini-prej-sheqeri","title":"KREMLINI PREJ SHEQERI","description":"\u003cp\u003eNgjarjet e romanit “Kremlini prej sheqeri” rrëfehen në Rusinë e vitit 2028. Ky roman përbëhet prej 15 kapitujsh, rrëfimesh, skenash dhe miniaturash, të gjitha të ndryshme për nga forma dhe personazhet, por me një temë e cila rimerret dhe përcillet nëpër tekst që prej titullit: një kopjim i saktë në trajtë i Kremlinit të bardhë si bora, bashkë me kullat dhe portat, i bërë i gjithi prej sheqeri – dhurata e sundimtarit të Rusisë në Pragun e Krishtlindjes. Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eE kështu, ky objekt i çmuar i sundimit bie edhe në dorën e një lypësi, të një shërbyesi civil në burgun e Ljubjankës, specialiteti i së cilit janë torturat, në dorën e një xhuxhi nga trupa e gjykatësve në Kremlin e gjer te gratë e një bordelloje. Nëpërmjet kësaj udhe që bën një Kremlin prej sheqeri, Sorokin na rrëfen një Rusi totalitare, me varfërinë dhe absurdin e një sistemi që gjithnjë i qëndron mbi krye qytetërimeve, cilatdo qofshin ato. “Kremlini prej sheqeri” është një enigmë e formuar prej gurësh shumëngjyrësh mozaiku, të cilët, të gjithë bashkë, formojnë portretin e një shoqërie totalitare. Ndërsa Sorokini zhvendoset nga një rrëfim te një tjetër, ai e shpie lexuesin te rrugicat dhe qoshet më të errëta të jetës ruse, duke krijuar kësisoj një lloj enciklopedie metafizike të shpirtit të Rusisë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48642895741171,"sku":null,"price":900.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/kremlini-prej-sheqeri.png?v=1773585322","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/kremlini-prej-sheqeri","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}