{"product_id":"kredhja-e-baziliskut","title":"KREDHJA E BAZILISKUT","description":"\u003cp\u003eNjë gjarpër vigan fluturues me kokë dragoi, me sy të zjarrtë dhe me krahët e një shpendi grabitqar: ky është Bazilisku. Gjuha e tij është prej flake dhe aq shumë ia përvëlon gojën krijesës mitike, saqë ajo detyrohet të zbresë në ujërat e Lenos, ku e kredh gjuhën për t’ia shuar nxehtësinë. E gjitha kjo sjell fatkeqësi: fëmijët vdesin, ndaj përbindëshi duhet vrarë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDiku në një masiv shkëmbor ekziston një si portal, në të cilin besohet se po të kalojnë përmidis, njerëzit shërohen dhe gratë shterpa mbesin shtatzëna. Kështu i ngjet rrëfimtarit Amedeo Guljelmo Fiorit, të cilit një ditë, befas, një prej klienteve të rregullta të barnatores i shpall lajmin se pret fëmijën e tij dhe... ata jetojnë të lumtuar përgjithmonë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eGloria Canestrini, një shkrimtare e pasionuar pas legjendave dhe traditës përrallore italiane, nëpërmjet këtyre tri përrallave, na sjell një botë besëtytnish e formulash magjike të rikrijuara nga gura popullore. Duke rrëfyer me zërin e botanistëve, ajo po ashtu i mëshon rëndësisë që ka natyra në jetët tona.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48640528580851,"sku":null,"price":600.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/WhatsAppImage2026-03-14at17.20.31_3.jpg?v=1773575109","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/kredhja-e-baziliskut","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}