{"product_id":"kopshti-i-takimeve-te-fshehta","title":"KOPSHTI I TAKIMEVE TE FSHEHTA","description":"\u003cdiv\u003e\n\u003cp\u003eNjë histori që alternohet mes botës magjike të Parkut Uarton në Angli dhe Tajlandës gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbushur me sekrete, pasione e gënjeshtra dhe në fund me shpagim, kjo është në qendër të këtij romani romantik e prekës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKur ishte e vogël, Julia kalonte orë të tëra të lumtura në Parkun Uarton, fermën e mrekullueshme, ku gjyshi i saj kopshtar rriste dhe kultivonte llojet më të rralla të orkideve, me shumë pasion.\u003cbr\u003ePas një aksidenti tragjik, kur jeta i kthehet përmbys, Julia, tashmë pianiste e jashtëzakonshme me famë botërore, kthehet në vendet e fëmijërisë për të gjetur strehë e qetësi. Vila me kopshtin e lulëzuar është trashëguar nga Kiti Krofordi, një djalosh rebel e karizmatik, i cili, gjatë punimeve për restaurimin e vilës, ka gjetur një ditar të vitit 1940, që i përket gjyshit të Julias. Dhe, sapo ditari i bie në dorë, Julia nis të zbulojë rrënjët e vërteta të familjes dhe të përfshihet në një histori misterioze, që do t’i japë mundësinë ta fillojë jetën nga e para. Sekreti tronditës që del në dritë e që thuajse e ka shkatërruar këtë pronë magjepsëse, sekret i varrosur prej vitesh, është i destinuar të ndryshojë përgjithnjë edhe jetën e Julias.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNjë histori dashurie që nuk njeh kufij.\u003cbr\u003eNjë besteseller që ka magjepsur miliona lexues.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/div\u003e\n\u003cdiv\u003eÇdo natë shoh të njëjtën ëndërr. Më bëhet sikur jeta ime hidhet tutje, bie përtokë e bëhet copash… të hapërdara. Secila është një pjesë e jetës sime, por në vendin e gabuar dhe tabloja e përgjithshme nuk ribëhet. Thonë se ëndrrat janë të rëndësishme dhe se zbulojnë gjëra që ne ia fshehim edhe vetes.\u003c\/div\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48768709329139,"sku":null,"price":1600.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/kopshti-i-takimeve-te-fshehta.jpg?v=1774691689","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/kopshti-i-takimeve-te-fshehta","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}