{"product_id":"kohe-e-dores-se-dyte","title":"KOHË E DORËS SË DYTË","description":"\u003cp\u003eKërkoj një gjuhë. Njeriu ka shumë gjuhë: gjuha me të cilën flet me fëmijët e vegjël; gjuha me të cilën flet për dashurinë... Veç këtyre është edhe gjuha me të cilën i flasim vetes, ajo e bisedave me veten.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eÇfarë dëgjon në rrugë është ndryshe nga çfarë dëgjon në punë apo nëpër udhëtime. Fjalët, po e po që ndryshojnë, por seç ka edhe diçka tjetër. Njeriu, madje, ndryshe flet në mëngjes e ndryshe në mbrëmje.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePuna është se ajo për çfarë bisedojnë në mbrëmje me njëri – tjetrin dy njerëz, fshihet krejtësisht nga historia. Ne merremi vetëm me historinë e qenies njerëzore gjatë ditës. Vetëvrasja është temë mbrëmësore, ajo ndodh kur njeriu gjendet në kufijtë e qenies e të mosqenies.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMes realitetit dhe ëndrrës. Jam përpjekur të kuptoj me përpikmërinë më të madhe ç'do të thotë të jesh njeri i ditës.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48699808448755,"sku":null,"price":2000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/koha-e-dores-se-dyte.jpg?v=1773927213","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/kohe-e-dores-se-dyte","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}