{"product_id":"keshtjella-ismail-kadare","title":"Kështjella, Ismail Kadare","description":"\u003cdiv id=\"product-description-short-656\" class=\"product_desc\"\u003e\n\u003cp\u003eNë romanin \"Kështjella\" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eTitulli: Kështjella\u003cbr\u003eOrigjinali: Kështjella\u003cbr\u003eGjinia: Roman\u003cbr\u003eAutori: Ismail Kadare\u003cbr\u003eShtëpia botuese: Onufri\u003cbr\u003eViti: 2003\u003cbr\u003eFq. 304\u003cbr\u003ePesha: 0.351 kg\u003cbr\u003eISBN: 978-99927-53-45-5\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMbi librin\u003cbr\u003eNë romanin \"Kështjella\" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eMë se një duzinë grupesh etnike, që nga akinxhinjtë deri te batalionet e elitës së jeniçerëve apo të serdengjeshtlerëve, të renditur në mënyrë hierarkike, përbëjnë kontingjentin e trupave osmane. Në kampin e turqve gjendet gjithçka që i duhet ushtrisë dhe kryekomandantit të saj të përgjithshëm, Tursun Pashait, për fuqizimin e forcës së tyre luftarake - që nga fonderia e derdhjes së topave deri te hanëmet nazike të haremit.\u003c\/p\u003e\n\u003c\/div\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48593765531891,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/KESHTJELLA_LASTER_2022-02.webp?v=1772537478","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/keshtjella-ismail-kadare","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}