{"product_id":"keini-dhe-abeli","title":"KEINI DHE ABELI","description":"\u003cp\u003eDuke huazuar titullin e këtij romani nga Bibla, nga historia e vëllezërve Kain dhe Abel (Cain and Abel), britaniku Jeffrey Archer na risjell nëpërmjet një drame njerëzore, historinë e dy djemve që lindin në dy anë të ndryshme të botës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eHistoria zë fill më 15 prill 1906, kur ata erdhën në jetë, njëri nga një familje që jetonte në luks dhe tjetri nga bota e skamjes. Është historia e bankierit Uilliam Lovëll Kein nga Bostoni dhe e emigrantit polak Abel Rosnovski.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eEdhe pse njëri është rritur mes librave e pasurisë, ndërsa tjetri mes luftës për ekzistencë, kanë të njëjtën ëndërr, të sundojnë me çdo kusht botën e parasë. Janë ambiciozë, të fuqishëm, të pamëshirshëm, të yshtur nga urrejtja e pashterur e të pajtuar nga fati për të shpëtuar dhe përfundimisht për të shkatërruar njëri-tjetrin.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKy libër është historia tronditëse e dy burrave, e djalit të një emigranti polak varfanjak, dhe tjetri djali i një pasaniku të privilegjuar nga një familje bankierësh të pasur nga Bostoni. Abel Rosnovski, i regjur me varfërinë u mbijeton vështirësive, është këmbëngulës, emigron në Shtetet e Bashkuara dhe ngre një rrjet hotelesh me emër të rëndësishëm.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eUilliam Kein trashëgon nga familja një bankë të fuqishme dhe e shtyn atë edhe më shumë drejt suksesit. Rrugët e tyre kryqëzohen vetëm njëherë në jetë dhe ky takim fatal shënon ditën e fillimit të armiqësisë, urrejtjes së verbër dhe marrjes së vendimit për të mos u tërhequr deri në shkatërrimin e plotë të njëri – tjetrit.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eUilliam Kein ka një djalë, Riçardin. Abel Rosnovski ka një vajzë, Fiorentinën. Ata bien në dashuri dhe nuk dinë asgjë mbi rivalitetin për jetë a vdekje mes etërve të tyre. Pavarësisht martesës së dy të rinjve, konkurrenca mes Keinit dhe Abelit vazhdon të jetë edhe më e hidhur...\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eShumë ankth dhe ngashërim mbart në çdo kapitull ky roman, sepse ashtu siç e kanë cilësuar studiuesit, edhe pas kaq vitesh vazhdon të emëtojë të njëjtat ndjesi dhimbjesh dhe pikëpyetjesh.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48645440569587,"sku":null,"price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/keini-dhe-abeli-jeffrey-archer.jpg?v=1773675124","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/keini-dhe-abeli","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}