{"product_id":"kater-librat","title":"KATËR LIBRAT","description":"\u003cp\u003ePrej mjeshtrit të rrëfimit, fitues i Çmimit Franz Kafka dhe finalist për Man Booker International Prize, KATËR LIBRAT është një roman i fuqishëm dhe i guximshëm mbi të ashtuquajturën psikologji e “njeriu ha njeriun” në një zonë riedukimi të intelektualëve gjatë Revolucionit të Madh Kulturor të Maos. Nga autorët më të njohur e më të censuruar të Kinës, Lianke na shpërfaq tablonë absurde dhe groteske të kësaj lëvizjeje rrënuese politike, e cila solli zinë e madhe të bukës përgjatë gjysmë shekulli. \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë zonën nëntëdhjetenëntë të riedukimit, artistë dhe akademikë me mendime liberale, janë internuar me qëllim forcimin e besnikërisë së tyre ndaj ideologjisë komuniste. Në pjesën e izoluar të provincës së Henanit, Muzikantja dhe i dashuri i saj Dijetari, Autori dhe Teologu, janë të detyruar të kryejnë punë rraskapitëse dhe të spiunojnë shokët për sjellje disidente. Çmimi për këtë është marrja e një nderi politik dhe mundësia për të fituar lirinë. Mbikëqyrësi i tyre është një Fëmijë, i cili vendos rregulla dranokiane, një sistem shpërblimesh dhe ndëshkimesh. E gjithë zona e riedukimit përballet me marrëzitë e shkrirjes së çelikut dhe nismave absurde agrokulturore; te kapërcimi i zisë së bukës që shfytyron njerëzoren e tyre, e gjer te katarsisi nëpërmjet Fëmijës që e mbyll rrëfimin me vetëkryqëzimin e tij si Krisht. Gjithë sa rrëfehet në këtë libër, është një këndvështrim i ri filozofik që autori ka për Mitin e Sizifit, me të cilin mbyllet ky rrëfim satirik e plot alegori. \u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48644414537971,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/kater-librat.jpg?v=1773646780","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/kater-librat","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}