{"product_id":"kallamishte-ne-ere","title":"KALLAMISHTE NË ERË","description":"\u003cp\u003eLibri \"Kallamishte në erë\", i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Deledda. Në Galte, jetojnë damat Pintor, dikur pjesë e aristokracisë çifligare tashmë të rrënuar, të cilat nuk dinë t'i përshtaten shoqërisë që ndryshon, ku tregtarët dhe fajdexhinjtë bëjnë ligjin.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePersonazhi kryesor i romanit është Efisi, shërbëtori i damave Pintor, i cili kujdeset me mish e me shpirt për mbijetesën e tyre. Pas shumë vitesh, në fshat do të mbërrijë Xhaçintoja, djali i njërës prej motrave, Lias.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eArdhja e tij do të tronditë jetët e të gjithëve, por Efisi, me urtinë e tij të përvuajtur, do të përpiqet t'i bëjë ballë rrënimit financiar që do të shkaktojë i riu mendjelehtë, por do të shuhet pikërisht ditën kur Noemi, motra më e vogël e Pintorëve, pasi ka lënë mënjanë krenarinë, martohet me kushëririn pasanik, don Predunë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eRomani përshkohet nga një frymë lirike që i zbut pasionet e fuqishme dhe i kthen ato \"në një motiv që gurgullon lirshëm nga buzët e një poeti primitiv\", siç shkruan edhe vetë Deledda.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48700137406707,"sku":null,"price":900.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/kallamishte-ne-ere.jpg?v=1773937654","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/kallamishte-ne-ere","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}