{"product_id":"juda","title":"JUDA","description":"\u003cp\u003eËshtë dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePor prania nëpër shtëpi e një gruaje të mistershme, Atalias, e fut në emocione të reja studentin tonë. I zhytur në një romancë të re gati platonike, i ndikuar nga prania e plakut të mençur e me teka dhe të “dead walking man”, siç thotë Oz për Abravanelin, shkollarin e njohur izraelit, Shmueli nis t’i shkojë deri në fund teorive të tij mbi Krishtërimin.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eA është Juda ai i pabesi që na ka ofruar historia, apo njeriu, i cili, me “tradhëtinë” e tij prej tridhjetë asprash, i dha botës mundësinë të njohë Jezusin e vërtetë? A është i përligjur persekutimi i përjetshëm i hebrenjve nën reminishencat e dikurshme të pabesisë së hebreut me emrin Judë?\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKush është Juda i vërtetë? Drita e qartësisë së rrëfimit të këtij libri, përmes një historie personale, familjare dhe qytetëse, na çon sërish në zemër të brengës së Amos Oz: Izraeli dhe fati i tij, dashuria dhe urrejtja me të ngjashmin dhe banorin e së njëjtës shtëpi, palestinezin. Ky roman ishte akti i fundit para lamtumirës së një prej paqebërësve më të mëdhenj që ka njohur bota.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48693541601523,"sku":null,"price":1300.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/juda-amos-oz.jpg?v=1773903565","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/juda","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}