{"product_id":"jeto-per-ta-treguar","title":"JETO PËR TA TREGUAR","description":"\u003cp\u003eNë këtë vëllim të parë të trilogjisë së planifikuar, Gabriel García Márquez, nis të tregojë historinë e jetës së tij. “Jeto për ta treguar”, përfshin jetën e Márquez, nga lindja në vitin 1927, te fillimi i karrierës si shkrimtar, e më pas në vitet ’50, kur i propozoi gruas e cila do të bëhej bashkëshortja e tij. Është një tregim për njerëzit, vendet dhe ngjarjet, ashtu siç i kanë ndodhur: familja, puna, politika, librat dhe muzika, Kolumbia e tij e dashur, episode nga jeta e tij, të pathëna deri tani, dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin, të shndërruara dhe të përshira në letërsinë e tij. Një autobiografi e detajuar, e jashtëzakonshme dhe magjepsëse, që na sjell formimin e Márquez si shkrimtar dhe si njeri.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eGabriel José de la García Márquez, është romancier, prozator, skenarist dhe gazetar. Shpesh i njohur si “Gabo” në vendlindjen e tij, është konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të XX. Në vitin 1982, atij iu dha Çmimi Nobel në Letërsi.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAi studioi në Universitetin e Bogotá-s dhe më vonë punoi si reporter për gazetën kolumbiane, El Espectador dhe si korrespondent i huaj në Romë, Paris, Barcelonë, Caracas dhe New York. Ai shkroi shumë vepra, por më shumë njihet për romanet e tij si Njëqind vjet vetmi (1967) dhe Dashuria në kohërat e kolerës (1985). Veprat e tij, kanë marrë vlerësim të madh nga kritikët dhe kanë arritur një sukses komercial botëror, prej popullarizimit të stilit letrar të njohur si realizmi magjik, i cili përdor elementë dhe ngjarje magjike, për të shpjeguar përvojat e vërteta jetësore. Disa nga veprat e tij vendosen në një fshat të trilluar me emrin Macondo dhe pjesa më e madhe e tyre trajtojnë motivin e vetmisë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48675343794419,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/Jeto-per-ta-treguar-NEW.webp?v=1773858011","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/jeto-per-ta-treguar","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}