{"product_id":"jeta-loja-dhe-vdekja-e-lul-mazrekut","title":"JETA, LOJA DHE VDEKJA E LUL MAZREKUT","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eËshtë një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eMe një zhargon që shpërfaqet natyrshëm dhe rregullisht gjatë gjithë romanit, ngjarjet janë vendosur pas një konceptimi dypërmasor. “Lëmi” i ngjarjeve vërtitet në një hapësirë kohore në më të shumtën e rasteve pas viteve ’80 dhe ka të bëjë pikërisht me valën e arratisjeve në kufi, çka përbën, qysh në krye të herës, një opozicion konfliktual të personazhit kryesor dhe realitetit që ofrohet në cilësinë e dramës për të mishëruar personazhin. Mes gjithë atij realiteti tmerrues që tani rron veç në kujtime, nuk mungojnë të vijnë batuta e fjalë plot humor, që nga shprehjet e rrugës e deri te bejtet e momentit, e më pastaj te këngët e dashnorëve të pikëlluar.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48644956913907,"sku":null,"price":700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/JETA_LOJA_DHE_VDEKJA_2015-02.webp?v=1773653930","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/jeta-loja-dhe-vdekja-e-lul-mazrekut","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}