{"product_id":"jakob-von-gunten","title":"JAKOB VON GUNTEN","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003e\"Jakob von Gunten, ditar\" është romani i tretë i Robert Walser-it. Ai u botua më 1909. Personazhi homonim i romanit vjen nga një familje e kamur. Jakobi largohet nga familja dhe vendos t’ia kushtojë jetën shërbimit ndaj të tjerëve. Për të mësuar zanatin e shërbyesit, ai regjistrohet në një institut profesional, të drejtuar nga Banjamentat, vëlla e motër me një marrëdhënie të çuditshme me nxënësit dhe njëri-tjetrin. Mes rebelimit e nënshtrimit, kërkimit të idenitetit dhe vetasgjësimit, Jakobi shënon në ditar këtë përvojë të pazakontë, duke kaluar nga raportimi i ngjarjeve në përsiatje ëndërrimtare. Premisat e rrëfimit duken të thjeshta, por nën sipërfaqe fshihen tensione ekzistenciale të fuqishme e shtresa kuptimore të shumëfishta.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49126602539251,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/frwkjjugzf-0.jpg?v=1779871036","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/jakob-von-gunten","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}