{"product_id":"ishulli-i-pemeve-te-zhdukura-elif-shafak","title":"Ishulli i pemëve të zhdukura, Elif Shafak","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNjë libër i ri, i pasur, magjik rreth përkatësisë dhe identitetit, dashurisë dhe traumës, natyrës dhe ripërtëritjes, nga autorja më e vlerësuar sot në të gjithë botën. Një histori prekëse, e shkruar bukur dhe e ndërtuar në mënyrë delikate e dashurisë, ndarjes, transcendencës, historisë dhe vetëdijes. Prandaj ky roman konsiderohet si vepra më e mirë e Elif Shafak-ut.\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003eTitulli: Ishulli i pemëve të zhdukura\u003cbr\u003eTitulli në origjinal: The Island of Missing Trees\u003cbr\u003eKategoria: Novel\u003cbr\u003eAutori: Elif Shafak\u003cbr\u003eShqipëroi: Taulant Hatia\u003cbr\u003eBotues: Bota Shqiptare\u003cbr\u003eViti: 2022\u003cbr\u003eFq: 404\u003cbr\u003ePesha: 0.52 kg\u003cbr\u003eISBN: 978-9928-00-530-4\u003cbr\u003eThis book is in Albanian\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003eMbi librin\u003cbr\u003eështë viti 1974, në ishullin e Qipros. Dy adoleshentë, nga anët e kundërta të një toke të ndarë, takohen në një tavernë në qytetin që të dy e quajnë shtëpia e tyre. Taverna është i vetmi vend ku Kosta, i cili është grek dhe i krishterë, dhe Defneja, turke dhe myslimane, mund të takohen fshehurazi, nën trarët e nxirë nga të cilët varen kurora me hudhra, speca djegës dhe barishte të egra. Këtu mund të gjesh ushqimin më të mirë në qytet, muzikën më të mirë, verën më të mirë. Por, ky vend, ka diçka tjetër: e bën njeriun të harrojë, qoftë edhe për pak orë, botën jashtë dhe dhembjet e saj të panumërta.\u003cbr\u003eNë qendër të tavernës, përmes një zgavre në çati, rritet një pemë fiku. Kjo pemë do të dëshmojë takimet e tyre të heshtura e të lumtura, do të jetë aty kur të shpërthejë lufta, kur kryeqiteti të bëhet gërmadhë, kur adoleshentët të zhduken dhe jeta në ishull të marrë të tatëpjetën. Vite më vonë, Kosta kthehet. Tashmë, është botanist që studion speciet e bimëve por, në fakt, ka ardhur të kërkojë dashurinë e dikurshme.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48582236438771,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/ishulli-i-pemeve-te-zhdukura.jpg?v=1772187852","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/ishulli-i-pemeve-te-zhdukura-elif-shafak","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}