{"product_id":"ish-avokati","title":"Ish - Avokati","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003ePikërisht mëngjesin e një të hëne trupat e gjykatësit Fosit dhe të sekretares së re gjenden në bodrumin e shtëpizës së tij buzë liqenit. Përbri kufomave, një kasafortë e hapur dhe e boshatisur. Ndërsa hetimi i FBI-së ka mbetur në vend, dikush mëton se ka dijeni për atë që ka ndodhur.  Quhet Malkolm Banister dhe është një avokat me ngjyrë me origjinë nga Virxhinia; për të qenë të saktë, një ish-avokat, i përjashtuar nga urdhri i avokatisë për shkak të përfshirjes në një skemë të larjes së parave, ndonëse është deklaruar gjithnjë i pafajshëm. Tani gjendet i burgosur në një burg federal në Merilend, tashmë ka kryer gjysmën e dënimit, por kërkon me çdo kusht të lirohet sa më parë dhe bluan diçka në mendje: të fitojë lirinë në këmbim të emrit të fajtorit. Natyrisht që FBI-ja është e interesuar për ta dëgjuar variantin e tij, edhe për faktin se Banister duket se ka dijeni të tjera, përfshirë përmbajtjen e kasafortës. Por gjithçka ka një çmim, e veçanërisht informacionet kaq të çmuara. Dhe shumë shpejt rolet këmbehen, skenarët përmbysen, në një sfidë ku çdo lëvizje është e menduar deri në detajin më të vogël.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48636583706867,"sku":null,"price":1400.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/ish-avokati.jpg?v=1773480760","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/ish-avokati","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}