{"product_id":"i-huaji","title":"I HUAJI","description":"\u003cp\u003eNë romanin \"I huaji\", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKy roman i shkurtër ndahet në tri vdekje. Fillon me vdekjen e nënës së personazhit në azilin e pleqve në Marengo, 40 kilometra larg Algjerit. Në mes të tekstit pason likuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersoit. Në fjalinë e fundit para ekzekutimit Merso shpreh dëshirën që me rastin e ekzekutimit të tij të vijnë sa më shumë shikues dhe ta përcjellin këtë spektakël makabër me brohoritje urryese.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAlbert Kamy portretizon një njeri me pak kontakte sociale, që jeton larg njerëzve dhe që nuk i lejon njerëzit t'i afrohen. Ai mbetet i huaj ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Merso është një hero i absurdit. Ai nuk ndjehet i detyruar ndaj ndonjë fuqie metafizike apo Zoti. Ekzistenca njerëzore atij i duket e pakuptimtë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eStrukturat, me të cilat njerëzit i japin kuptim jetës së tyre në përditshmëri, ai i konsideron konstruksione arbitrare njerëzore. Rrjedhimisht, para gjyqit ai mund të thotë se nuk  e di ç'është mëkati; ai pranon krimin, por jo edhe fajin. Një roman mbi banalitetin e jetës së një Sizifi modern, i cili me gjithë pakuptimësinë e jetës, kurrë nuk ka menduar se një ditë do ta ekzekutojnë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48676198351091,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/9789928251510.jpg?v=1773864498","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/i-huaji","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}