Title
I HUAJI
Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje.
Ky roman i shkurtër ndahet në tri vdekje. Fillon me vdekjen e nënës së personazhit në azilin e pleqve në Marengo, 40 kilometra larg Algjerit. Në mes të tekstit pason likuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersoit. Në fjalinë e fundit para ekzekutimit Merso shpreh dëshirën që me rastin e ekzekutimit të tij të vijnë sa më shumë shikues dhe ta përcjellin këtë spektakël makabër me brohoritje urryese.
Albert Kamy portretizon një njeri me pak kontakte sociale, që jeton larg njerëzve dhe që nuk i lejon njerëzit t'i afrohen. Ai mbetet i huaj ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Merso është një hero i absurdit. Ai nuk ndjehet i detyruar ndaj ndonjë fuqie metafizike apo Zoti. Ekzistenca njerëzore atij i duket e pakuptimtë.
Strukturat, me të cilat njerëzit i japin kuptim jetës së tyre në përditshmëri, ai i konsideron konstruksione arbitrare njerëzore. Rrjedhimisht, para gjyqit ai mund të thotë se nuk e di ç'është mëkati; ai pranon krimin, por jo edhe fajin. Një roman mbi banalitetin e jetës së një Sizifi modern, i cili me gjithë pakuptimësinë e jetës, kurrë nuk ka menduar se një ditë do ta ekzekutojnë.
Autori: ALBERT CAMUS Shtëpia botuese : FAN NOLI

Me një përditësim të vazhdueshëm të koleksionit dhe bashkëpunim me shtëpi botuese të ndryshme, libraria jonë garanton cilësi dhe larmi në çdo titull të ofruar. Përveç shërbimit në dyqan fizik, ne mundësojmë edhe porosi online me shpërndarje kudo, duke e bërë blerjen e librave të shpejtë, të lehtë dhe të aksesueshme.
Qëllimi ynë është të ofrojmë një eksperiencë të besueshme dhe profesionale për çdo klient, duke kontribuar në përhapjen e kulturës së leximit dhe zhvillimin e komunitetit lexues.
Transporti dhe Kthimet
Transporti
Ne e dorëzojmë pakon tuaj brenda 2-5 ditëve pune. Sapo pakoja juaj të ketë dalë nga depoja jonë, do të merrni një konfirmim me email. Ky konfirmim përmban një numër gjurmimi që mund ta përdorni për të gjetur se ku ndodhet pakoja juaj.
Kthimet
Ne ofrojmë kthime falas brenda 10 ditëve. E tëra çfarë duhet të bëni është të plotësoni fletën e kthimit që keni marrë në paketën tuaj dhe të ngjisni etiketën e parapaguar në paketë. Ju lutemi vini re se mund të duhen 2 javë që ne të përpunojmë kthimin tuaj. Ne do të bëjmë çmos për ta përfunduar këtë proces sa më shpejt të jetë e mundur.

Garancia
Ne ofrojmë një garanci nga data e blerjes për të gjitha produktet tona.
Nëse besoni se keni marrë një produkt me defekt ose po përjetoni ndonjë problem me produktin tuaj, ju lutemi na kontaktoni. Kjo garanci nuk mbulon në mënyrë rigoroze dëmet që rrjedhin nga neglizhenca, keqpërdorimi, konsumimi ose mospërputhja me udhëzimet e produktit (rënia e produktit, etj.).

Pagesë e Sigurt
Informacioni juaj i pagesës përpunohet në mënyrë të sigurt.
Ne nuk i ruajmë të dhënat e kartës së kreditit dhe as nuk kemi qasje në informacionin e kartës suaj të kreditit. Ne pranojmë pagesa me: Visa, MasterCard, American Express, Paypal, Diners Club, Discover dhe të tjera.