{"product_id":"hiri","title":"HIRI","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eEnora Gjura, gazetare terreni e një të përditshmeje në Tiranë, udhëton për shërbimin e saj të radhës në Prishtinë dhe aty rastësia e njeh me një piktor shumë të njohur shqiptar, i cili ka emigruar në Amerikë në fillim të viteve '90. Një tërheqje me shikimin e parë, do t'i përfshijë të dy personazhet në një histori dashurie plot pasion, por asnjëri prej tyre nuk e di deri ku shkon e dukshmja dhe e padukshmja e lidhjes së tyre. Ikjet e shpeshta, do të jenë kinse pezullia që do ta mbajë këtë lidhje dhe rrëfimin e autores në harkun e një viti mes ndalesash të shpeshta psikologjike në sfondin e një shoqërie në tranzicion. Çfarë i mban dhe i ndan dy njerëz të cilët kanë tërheqje njëri ndaj tjetrit? A mjafton vetëm ndjenja? Dashuria, pasioni i verbër, martesa, përkohshmëria, seksi, largësia, ëndrra, loja me tekstin, me nëntekstin dhe me intertekstin, janë ndalesat ku lexuesi duhet të kalojë për të mbërritur në shtresimin e fundmë të filozofisë së autores mbi marrëdhënien më themelore, më të brishtë dhe më të qenësishme të botës: burrë-grua. \u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48644481351923,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/lcxfrbeubl-0-search-resize.webp?v=1773649268","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/hiri","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}