{"product_id":"gungaci","title":"GUNGAÇI","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNjë njeri vret gungaçin Rigoleto, i cili, simbolikisht nëpërmjet gjymtimit të tij fizik, shpërfaq veset e një shoqërie të tërë dhe për këtë burgoset dhe gjykohet ashpër, pavarësisht qëllimit të mirë dhe aktit mbrojtës ndaj fyerjes që Rigoleto i bën të dashurës së tij.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eNjë burrë i moshuar shfaqet një ditë ballë një djali që ka humbur njërin sy dhe i dhuron atij një sy qelqi për të zëvendësuar syrin e munguar, kjo pa kërkuar asgjë në shpërblim veç qëndrimit të tij në një dhomë hoteli, \"meqë ti më kujton tim bir\" thotë i moshuari, por e vërteta davaritet kur djali takon një sivëlla të tijin me një sy, i cili nga ana tjetër ka ndeshur po të njëjtin burrë të moshuar.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eNjë vrasës mbart me vete një shkak të fortë për të justifikuar aktin e tij dhe i vetmi detaj që mundet ta zbulojë është një fletë ari në dhëmballë, ndërkohë që ekziston te gruaja që ka në dorë dorëzimin e tij një shkak më i fuqishëm për të mos e kallëzuar: dashuria.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48640531235059,"sku":null,"price":500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/WhatsAppImage2026-03-14at17.20.34.jpg?v=1773575967","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/gungaci","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}