{"product_id":"grate-e-shpirtit-tim","title":"GRATE E SHPIRTIT TIM","description":"\u003cp\u003eMe lehtësi dhe ironi, Isabel Allende rievokon çaste të së shkuarës dhe ndalet në të tashmen për të na treguar arsyet e feminizmit të saj. Autorja niset nga origjina, nga fëmijëria dhe nga adoleshenca e saj, të kaluara në kornizën e një strukture të rreptë patriarkale. Instinkti i rebelimit është njëfarë reagimi i natyrshëm ndaj maskilizmit mbisundues, që bën të lindë tek ajo prirja që në rrjedhën e viteve e çoi të rreshtohej gjithnjë me të dobëtit, të mënjanuarit dhe të gjitha gratë që ende luftojnë për emancipimin. Isabela na tregon etapat e rrugëtimit të saj, duke filluar nga arritja e pavarësisë ekonomike, marrëdhëniet mes sekseve, biografinë e saj sentimentale dhe profesionale. Dhe pastaj mosha e tretë, atë çka do të thotë për të, grua plotësisht e çliruar dhe e bindur që modelet e imponuara çojnë në një formë paragjykimi kundër pleqërisë jo të ndryshme nga qëndrimet seksiste dhe raciste.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e“Nuk e teproj kur them se jam feministe që në moshën e kopshtit”\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796110258419,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/grate-e-shpirtit-tim-1000x1584.jpg?v=1775303056","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/grate-e-shpirtit-tim","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}