{"product_id":"gjeja-e-fundit-qe-me-tha-ai","title":"GJEJA E FUNDIT QE ME THA AI","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eMe ritmin marramendës, kthesat e papritura të ngjarjeve dhe dramën familjare që përmban, romani “Gjëja e fundit që më tha ai” është një mister që të mban mbërthyer dhe që të trondit me zgjidhjen me të cilën mbyllet.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003ePara se të zhduket pa gjurmë, Ouen Majkëlli i lë një pusullë gruas së tij të dashur me të cilën kishte një vit i martuar: Mbroje atë. Pavarësisht hutimit dhe frikës, Hana Holli e di me saktësi për cilën bën fjalë pusulla – për Bejlin, vajzën gjashtëmbëdhjetëvjeçare të Ouenit. Bejlin, e cila e ka humbur tragjikisht të ëmën kur ishte fëmijë. Bejlin, e cila nuk do të ketë absolutisht asnjë lidhje me njerkën e re. Kur Hana i telefonon gjithnjë e më e dëshpëruar Ouenit dhe nuk merr përgjigje, ndërsa FBI-ja arreston shefin e Ouenit, dhe një polic bashkë me agjentët federalë ia behin papritur në shtëpinë e saj në S ausalito, Hana kupton shumë shpejt se i shoqi nuk është ai që thoshte se ishte. Dhe se Bejli mund të jetë çelësi për të zbuluar identitetin e vërtetë të Ouenit – dhe arsyen e vërtetë të zhdukjes së tij. Hana dhe Bejli i futen zbulimit të së vërtetës. Por teksa fillojnë të lidhin pjesët e shkëputura të së shkuarës së Ouenit, kuptojnë që janë gjithashtu duke ndërtuar një të ardhme të re – një të ardhme që asnjëra prej tyre nuk do ta kishte parashikuar kurrë.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49053077635315,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/gjeja-e-fundit-qe-me-tha-ai.jpg?v=1778782976","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/gjeja-e-fundit-qe-me-tha-ai","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}