{"product_id":"fustani-i-nuses","title":"FUSTANI I NUSES","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eSharlota ka një dyqan modern me fustane nusërie në Birmingam. Talenti dhe pasioni i saj më i madh është të përgatitë nuset për ditën e tyre më të lumtur, por, me afrimin e ditës së dasmës së saj, përse vallë nuk po gjen dot fustanin e përsosur për vete dhe nuk ndihet e sigurt për t’u martuar me Timin? Në një ankand, Sharlota blen një sënduk të vjetër, brenda të cilit gjen një fustan nusërie. Ai duket si i ri, perlat i shkëlqejnë dhe stili i tij nuk njeh kohë. Nga ka ardhur vallë? Kush e ka veshur më parë? Kush e saldoi drynin dhe futi pllakëzat e identifikimit në çantëzën e mëndafshtë? Kush e la në bodrum për një vajzë dhjetëvjeçare? Cili ishte burri misterioz me këmishë vjollcë, që këmbëngulte se fustani ishte “shitur”? Kërkimi i Sharlotës për rrënjët e atij fustani, nisi si një dëshirë për t’u shpërqendruar nga jeta e saj sentimentale. Nuk kaloi shumë dhe ajo u njoh me femrat që e kishin veshur atë: Emilia në vitin 1912, Meri Grejsi në vitin 1939 dhe Hillari në vitin 1968. Secila prej tyre ka historinë e saj me dhimbje dhe premtime, si dhe diçka të veçantë për të treguar. Ai fustan përrallor njëqindvjeçar ruan të vërtetën për trashëgiminë e Sharlotës, fuqinë, kurajën, besimin dhe për dashurinë e vërtetë. Katër nuse, një fustan… Një histori besimi dhe dashurie e përjetshme.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48636660613363,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/fustani-i-nuses.jpg?v=1773485115","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/fustani-i-nuses","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}