{"product_id":"fjalet","title":"FJALËT","description":"\u003cp\u003eNganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera – në shumicën e rasteve – e ndiej që ajo s'kalon. Minutat e dridhshme shtrihen sa gjatë gjerë më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt; të ndenjura, por ende të gjalla, ato i mbledh fshesa, të tjera ua zënë vendin, më të freskëta, po aq të kota; këto pështirosje quhen lumturi, nëna më thotë herë pas here që unë jam më i lumturi i djemve të moshës sime.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSi mund të mos e besoj atë kur një gjë e tillë është e vërtetë? Të vetmia ime mendja s'më shkon kurrë, së pari, s'ka emër për atë; së dyti, nuk e shoh atë: jam gjithnjë i rrethuar me njerëz. Ky është indi i jetës sime, stofa e kënaqësive të mia, mishi i mendimeve që kam.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48676818583795,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/fjalet.jpg?v=1773865483","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/fjalet","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}