{"product_id":"festa-e-cjapit","title":"FESTA E CJAPIT","description":"\u003cp\u003eDyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në kujtesë ngjarjet e vitit 1961, kur kryeqyteti ende thirrej \"Qyteti Truhijo\", me emrin e tiranit që shtypi i vetëm një komb tremilionësh.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eRafael Truhijo, udhëheqësi i degjeneruar dhe i korruptuar, të cilin domenikanët e thërrasin Cjapi, kontrollon rrethin e tij të ngushtë përmes dhunës dhe shantazhit. Tradhëtia e frika, janë mënyra e të jetuarit të atyre që e rrethojnë. Por dara e Truhijos po mpihet. Një komplot kundër tij dhe një revolucion makiavelist, po i shkon atij nënudhës e do të ketë pasoja të përgjakshme. Dhe në qerthullin e gjithë kësaj, por aq përgjakshëm do të ndëshkohet nga tirania edhe Urani Kabral.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë këtë kryevepër të letërsisë latino-amerikane dhe të asaj botërore dhe njërin nga romanet më të bukur politikë të shkruar ndonjëherë, Mario Vargas Llosa rrëfen fundin e një regjimi diktatorial dhe lindjen e një demokracie të mundimshme, duke i dhënë frymë historike Truhijos dhe viktimave, të pafajshmëve dhe bashkëfajtorëve, të ngecur në orbitën e tyre vdekjeprurëse.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48674472394995,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/festa-e-cjapit-e1759734709911.jpg?v=1773851262","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/festa-e-cjapit","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}