{"product_id":"femija-i-peste","title":"FËMIJA I PESTË","description":"\u003cp\u003eHarieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë fillim, gjithçka ishte idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si dhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzania e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003ePas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pakontroll, vogëlushi Ben, \"plot pakënaqësira të ftohta\", qan në gjoksin e Harietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballuar me një nënkontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48675878338803,"sku":null,"price":600.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/femija-i-peste-doris-lessing.jpg?v=1773864035","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/femija-i-peste","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}