{"product_id":"fati-i-njeriut","title":"FATI I NJERIUT","description":"\u003cp\u003eNovela \"Fati i njeriut\" të jep mundësinë të kuptosh e të ndjesh thellë shpitin e njeriut të thjeshtë. Gjithë jeta e personazhit tregohet në pak faqe. Ai shpalos kujtimet e jetën e tij. Gjithë ngjarjet tregohen ashtu siç i ka përjetuar vetë personazhi. \"Fati i njeriut\" është një novelë në të cilën përshkruhen me mjeshtëri vuajtjet e njerëzve prej luftës.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eËshtë një tregim për njeriun e thjeshtë që e urren luftën, për njeriun punëtor që përballon të gjitha pasojat e saj. Gjatë gjithë mundimeve e vuajtjeve të tij fizike e morale shfaqet shpirti i tij i pastër e plot dinjitet. Novela është ndërtuar thjeshtë: përshkruhet jeta e personazhit në tërësinë e gjithë atmosferës tronditëse të atyre viteve.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKy përshkrim jepet nëpërmjet një bisede të rastit ndërmjet vetë shkrimtarit dhe personazhit. Shkrimtari sikur i thotë lexuesit: tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve, të cilët mund t'ju kalojnë pranë. Jeta e secilit prej tyre është e mbushur plot me shpresa e mundime, tronditje shpirtërore e gëzime. Fati i secilit ju plotëson njohjen për jetën, si duhet ta jetojmë këtë jetë. Në novelë jepet madhështia e fatit të njeriut të thjeshtë të popullit.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48701087678707,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/fati-i-njeriut.jpg?v=1773942231","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/fati-i-njeriut","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}