{"product_id":"etika-spinoza","title":"ETIKA SPINOZA","description":"\u003cp\u003eLibri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eDhe vepra që keni nisur të shfletoni është padyshim një nga këto burime jete, gëzimi dhe virtyti, ashtu si vetë qenia e autorit të saj. Kuptohet se fjalët e mia janë krejt të pafuqishme për të përshkruar lartësitë dhe vlerat e mendimit të Spinozës. Padyshim do të duhej një filozof, një i ngjashëm me të, në mënyrë që fjalët të shkëlqenin me fisnikërinë e duhur kuptimin që duan të ngjallin, zemrën e mbushur me dashuri dhe shpirtin e ngazëllyer që frymon tek Etika.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eE unë nuk jam veçse një pelegrin i cili u preh për një kohë aty ku Spinoza dhe të ngjashmit e tij kanë vetë qenien e tyre. Meqënëse e dija këtë u përpoqa sa munda që të bëhesha një pelegrin i devotshëm. Për ta trajtuar me përkushtimin që meriton, shqipërimit të kësaj vepre i kushtova më shumë se dy vite punë dhe parimi që ndoqa ishte ky: të kuptoja vetë pikësëpari, sa më qartë që të mundesha, mendimet e autorit dhe më pas t'i përcillja ato me besnikëri për t'ia lindur kështu frymëmarrjen dhe frymëpraninë edhe në gjuhën tonë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":49126688096499,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/a_d408f381-5836-4f50-a624-5dc9b11d070d.jpg?v=1779878009","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/etika-spinoza","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}