{"product_id":"epshi","title":"EPSHI","description":"\u003cp\u003eShkrimtarja e famshme e romanit \"Pianistja\", së cilës iu dha Çmimi Nobel në letërsi më 2004, zbulon edhe një herë korrupsionin grotesk të shoqërisë moderne austriake. Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm. E çapëlyer, mes rolit të nënës dhe objektit seksual, Gerti kërkon më kot strehim në dashurinë e një studenti, i cili, përkundrazi, e poshtëron mizorisht, duke e shtyrë në rrugën e pashmnagshme të tragjedisë. Një roman i fortë dhe \"shkelës i rregullave\" me ton të thatë dhe indiferent, në të cilin autorja pikturon me ftohtësi klinike skena të zjarrta e sensualitetit të devijuar. \"Epshi\" është një roman me kritikë me humor të zi ndaj shoqërisë dhe shkaktoi skandal kur u botua fillimisht në vitin 1989. \u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAutorja, Elfriede Jelinek, argumenton se mashkulli kontrollon jo vetëm dhunën por edhe gjuhën banale të fyerjeve me kuptime seksuale. Nga ana tjetër, bota e gruas mbahet në heshtje dhe dëshira e saj për jetën rrallëherë gjen hapësirë për t'u shprehur. Jelinek ka sfiduar bashkëkohësit e saj me tekste që janë feministe dhe shumë kritike ndaj shoqërisë, tekste që perceptohen si të turpshme, acaruese dhe tallëse.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48700103295219,"sku":null,"price":700.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/01192-1.jpg?v=1773936386","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/epshi","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}