{"product_id":"emri-i-trendafilit","title":"EMRI I TRENDAFILIT","description":"\u003cp\u003eLibri i profesorit të preferuar bolonjez dhe semiotistit me ndikim, autorit të studimit të jashtëzakonshëm \"Vepra e hapur\" (1962), ishte një \"shëtitje\" e tij në letërsinë ndaj së cilës shumëkush ishte skeptik, por që me kohë u shndërrua në triumf të plotë letrar dhe rezultoi me kult – libër të fundit të shekullit XX.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eSyzheja klasike detektive do të na njoftojë me personazhin e mendjemprehtit Uiliam i Baskervilit, një Sherlok Holms i mesjetës dhe me një botë që në faqet magjike të prozës së Ekos, shfaqet para nesh duke u dukur më reale sesa kemi mundur ta paramendojmë ndonjëherë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eLabirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\"Emri i trëndafilit\" është romani i parë i Umberto Ekos, mbase edhe njëri nga më të mirat në letërsinë botërore. Pas tij, autori ka botuar romanet \"Lavjerrësi i Fukosë\", \"Ishulli i një dite më parë\" dhe \"Baudolino\".\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48645352685811,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/emri-i-trendafilit.jpg?v=1773672971","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/emri-i-trendafilit","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}