{"product_id":"dyshimi","title":"DYSHIMI","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eNgjarja më e pritur e vitit. Botuar njëkohësisht në 34 vende të botës.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eNjë dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eBlajth Konor është e vendosur për të qenë një nënë e ngrohtë dhe e dashur për foshnjën e saj, Violetën. Një nënë që ajo vetë nuk e pati kurrë. Por, që në ditët e para rraskapitëse të mëmësisë, Blajthi krijon bindjen se ka diçka që nuk shkon tek e vogla e saj – ajo nuk sillet njëlloj si fëmijët e tjerë.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eApo mos vallë gjithçka është në kokën e Blajthit? I shoqi, Foksi, mendon se ajo po përfytyron gjëra. Sa më shumë që Foksi i injoron frikërat e saj, aq më tepër Blajthi fillon të vërë në pikëpyetje shëndetin e saj mendor dhe aq më shumë ne fillojmë të vëmë në pikëpyetje atë që Blajthi po na rrëfen lidhur me jetën e saj.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eMë pas vjen në jetë djali i tyre, Semi. Blajthi krijon atë lidhje të bekuar që gjithmonë ka ëndërruar në raport me krijesën e saj. Edhe Violeta duket se e do vëllanë e saj të vogël. Por kur jeta e tyre befas ndryshon, shkëputja e saj shkatërruese e detyron Blajthin të përballet me të vërtetën.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796252995827,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/dyshimi.jpg?v=1775307064","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/dyshimi","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}