{"product_id":"dublineska","title":"DUBLINESKA","description":"\u003cp\u003eamuel Riba do të mbushë 60 vjeç. Si një prej botuesve më të suksesshëm të Barcelonës, ai ka botuar shumë prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të breznisë së tij. Por befas përfshihet nga një atak paniku i nxitur me gjasë edhe prej lënies së alkoolit, po aq sa edhe prej shqetësimit mbi të ardhmen e librit. Në kërkim të një shpërqendrimi të ri, i lind mendimi të kryej një udhëtim në Dublin, një qytet të cilin nuk e ka shkelur kurrë por për të cilin shumë vite më parë ka parë një ëndërr që nuk i hiqet nga kujtesa. Kësisoj, bind disa prej miqve të tij të shkojnë në Bloomsday dhe të përshkojnë rrugët në të cilat zhvillohen ngjarjet e Uliksit të James Joyce. Por ndërsa shkojnë për të kremtuar dhe mbajtur ligjëratën e tyre në funeralin e librit dhe të epokës së Gutenbergut, një figurë e mistershme shfaqet në varrezë, që i ngjason mbrojtësit të Joyce: Samuel Beckett-it. A është njëmend Beckett, apo është shkrimtari gjeni për të cilin Riba ka shpenzuar gjithë jetën duke e kërkuar? Teksa i mëshon kësaj pyetjeje, ai shenjon vdekjen dhe zbulimet qartësuese mbi jetën.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eEnrique Vila-Matas (1948) ka lindur në Barcelonë dhe mbahet sot si një prej romancierëve më të rëndësishëm bashkëkohorë që ka Spanja. “Dublineska” është kryevepra e tij. Vepra e tij është e përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe ai është kandidat i Çmimit Nobel. Ndër romanet e tjerë të tij përmendim “Bartlëbi \u0026amp; Co.”, “Kaseli i dalë mendsh”, “Një shaka e pamenduar” etj.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48640529596659,"sku":null,"price":1200.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/WhatsAppImage2026-03-14at17.20.35.jpg?v=1773575564","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/dublineska","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}