{"product_id":"drita-e-larget","title":"DRITA E LARGËT","description":"\u003cp\u003ePipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka për¬plasje të shpeshta me të ëmën, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije, madje edhe vetë identitetin, megjithë këmbënguljen e Pipit për të njohur babain e saj natyral. Në Oklënd, në qytetin ku ajo jeton dhe në mjedisin ku gjendet, Pipi do të ndeshë një botë të tërë ngjarjesh politike e sociale dhe jetësh njerëzore, një shtjellë të gjithfarë ndodhish, që do të lënë shenja në jetën e saj dhe pjesë e së cilës do të bëhet, jo si një vajzë pasive dhe e shkujdesur, por si e pranishme dhe aktore e kësaj historie të gjatë dhe të pasur, që përtej një rrëfimi të thjeshtë artistik, është edhe një skaner i të vërtetave histo¬rike të shekullit që po jetojmë.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eAutori i mirënjohur amerikan, Jonathan Franzen, pas ro¬maneve të mrekullueshëm “Korrigjimet” dhe “Liria”, vjen në shqip me një tjetër sagë të qytetërimit të sotëm, një libër që mezi pret ta mbarosh. I cilësuar nga kritika si një nga rrëfyesit më brilantë të kohës sonë, ai na fton në një magji rrugëtimi artistik, dhe për lexuesin e tij që tashmë e njeh shqip, ky libër është një prag i ri për në botën e pasur dhe të shqetësuar të këtij autori të mrekullueshëm.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48694912483571,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/drita-e-larget-antonio-moresco.jpg?v=1773905834","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/drita-e-larget","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}