{"product_id":"dora-bruder","title":"DORA BRUDER","description":"\u003cp\u003eQë atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë. Nuk mund të mos mendoj për Dorën dhe të mos kem një jehonë të pranisë së saj në disa lagje. Një mbrëmje tjetër, kjo ishte fare pranë stacionit të Veriut.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNuk do ta di kurrë si i kalonte ditët, ku fshihej, me kë gjendej në ata muaj dimri të arratisë së parë dhe gjatë atyre pak javëve pranverore kur është arratisur sërish. Këtu është sekreti i saj. Një sekret i vogël e i vyer që xhelatët, urdhëresat, autoritetet e ashtuquajtura të pushtimit, Kaushi, kazermat, kampet, historia, koha – gjithçka që ju ndot dhe ju shkatërron – nuk kanë mundur t'ia vjedhin kurrë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48699832860915,"sku":null,"price":800.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/dora-bruder-patrick-modiano.jpg?v=1773928106","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/dora-bruder","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}