{"product_id":"daullja-prej-llamarine","title":"DAULLJA PREJ LLAMARINE","description":"\u003cp\u003e\u003cspan\u003eOskar Macerati, zhvillimi mendor dhe shpirtëror i të cilit është i plotë që prej lindjes, në moshën trevjeçare vendos të mos rritet më, duke mbajtur fizikun e një fëmije. Ky personazh grotesk, në duart e të cilit gjendet gjithmonë një daulle llamarine, e sheh botën “nga poshtë” me një kritikë të pamëshirshme.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eOskari është shumëçka: një xhuxh keqdashës, një qenie e pambrojtur, gjithmonë i dashuruar me ndonjë grua të cilën e idealizon, një burrë i talentuar që ia njeh fuqinë artit, i fiksuar pas rënies së daulles dhe pas seksit. Të gjitha këto e bëjnë Oskarin sa një monstër, aq edhe një hero tragjik, ndërsa veprën një farsë, të rrëfyer me sarkazëm të egër dhe me komizëm ekstravagant.\u003c\/span\u003e\u003cbr\u003e\u003cbr\u003e\u003cspan\u003eHistorinë e tij kaq të çuditshme, Oskari na e tregon gjatë kohës që shkruan kujtimet e tij dhe të familjes, – nga mosha 28 deri në 30 vjeç, – i mbyllur në një klinikë të shëndetit mendor, njëkohësisht nën hetim për një vrasje. Bashkë me historinë e familjes së tij, ai po na rrëfen dhe historinë e Gjermanisë para, gjatë dhe pas Luftës II Botërore, duke trajtuar kështu një temë të madhe: fajin gjerman.\u003c\/span\u003e\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48700232237299,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/daullja-prej-llamarine.jpg?v=1773938925","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/daullja-prej-llamarine","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}