{"product_id":"dashuri-e-humbur","title":"DASHURI E HUMBUR","description":"\u003cp\u003eKa njerëz të tillë që, kur thonë diçka, i dëgjon me ëndje. Është çështje zëri. Ata janë rrëfyes të zotë. Çfarë rrëfejnë? Nuk ka rëndësi: gjithmonë flitet për dikë. Për dikë që nuk ndodhet aty. Kjo është arsyeja që dishepujt e drejtpërdrejtë të shkrimtarëve të vërtetë, janë dhe do të mbeten dishepujt e Emaus-it.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003e\"Të nesërmen, Ai iu shfaq njërit prej atyre që po linin qytetin. Dhe për t'ua përcjellë lajmin të tjerëve, ata u kthyen pas.\" Ishte një \"affaire étrangères\". Nuk kishte të bënte me ta. \"Ai na u shfaq, ose më saktë, na la pa mend\". Kështu rrë- fyen ata.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë çastin që Jean-Marc Roberts nis të rrëfejë, të gjithë e dëgjojnë. Ai nuk të imponohet me zërin e tij, dhe i qëndron besnik thjeshtësisë. Çdokush do ta dë- gjonte me ëndje, një jetë të tërë.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48796291727603,"sku":null,"price":1000.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/dashuri-e-humbur.png?v=1775309448","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/dashuri-e-humbur","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}