{"product_id":"bora","title":"BORA","description":"\u003cp\u003ePoeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt. Atje merr përsipër të vëzhgojë dhe analizojë zgjedhjet lokale dhe vetëvrasjet mes vajzave të reja myslimane.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eNë kushtet e një rënieje të vazhdueshme bore, Ka kryqëzohet nëpër rrugët e qytetit të Karsit, që për shkak të borës së madhe izolohet për disa ditë nga pjesa tjetër e botës. Gjatë këtyre ditëvei hyn nëpër çajtore, bare, shitore e vende ku do të takojë njerëz të shumtë, mes të cilëve një ish-oficer të papunë dhe me ide të çuditshme, i cili në pak ditë do t'ia ndryshojë fatit vetë qytetit, një grup teatror shëtitës me synime të dukshme politike dhe në këto udhëtakime do të ndeshet edhe me liderin e fshehur dhe karizmatik të islamistëve, Kaltrin.\u003c\/p\u003e\n\u003cp\u003eKa bie shpeh në situata të rënda dhe mbetet peng i gënjeshtrave dhe theshethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin \"Karpallas\", që drejtohet nga zotit Turgut dhe dy vajza re tij të bukura, Ipeku dhe Kadifja, ai e ndjen se mund të gjejë edhe lumturinë në këtë humbëtirë. Tek dashuria e tij hyjnore për Ipekun, ai do të përpiqet të kompensojë zinë që i pjell ky mjedis i mbuluar nga bora e bardhë, e që shpesh shkon deri në kufijtë e absurdit.\u003c\/p\u003e","brand":"Librari Arts","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":48675297558771,"sku":null,"price":1500.0,"currency_code":"ALL","in_stock":true}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0813\/6835\/0963\/files\/bora-orhan-pamuk.jpg?v=1773856974","url":"https:\/\/librariarts.com\/products\/bora","provider":"Librari Arts","version":"1.0","type":"link"}